image Ekskluzive: Matthew Palmer vjen në Kosovë të premten

Kosovë

Vizitë zyrtare/ Ekskluzive: Matthew Palmer vjen në Kosovë të premten

news image

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, do ta vizitojë Kosovën gjatë javës së ardhshme.

Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, Palmer pritet të jetë në Prishtinë të premten, më 1 nëntor raporton Gazeta Sinjali.

Palmer do të takohet me liderët e partive kosovare si dhe me liderët institucionalë, ndërsa temë diskutimi pritet të jenë zhvillimet e fundit politike në vend dhe gatishmëria e autoriteteve të Kosovës për rifillimin e dialogut me Serbinë.

Gazeta Sinjali mëson se SHBA-ja do të kërkojë nga autoritetet kosovare që të angazhohen për rifillimin e dialogut me Beogradin zyrtar më së largu deri në muajin mars 2020, para fillimit të ciklit të zgjedhjeve në Serbi.

Gazeta Sinjali, për konfirmimin zyrtar të kêsaj vizite ka dërguar pyetje në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, por deri më tani nuk ka marr përgjigje rreth kësaj çështjeje.

Më 30 gusht sekretari amerikan, Mike Pompeo kishte emëruar Metthew Palmer, përfaqësues të posaçëm për Ballkanin. Ai pritet të luaj rol kyç në dialogun Kosovë – Serbi i cili është pezulluar për shkak të taksës së vendosur nga Kosova për produktet serbe.

Vetëm dy ditë më parë Palmer në një dëgjim publik në Senatin Amerikan, kishte folur për zgjedhjet në Kosovë, ku kishte thënë se e ka të paqartë se si do të sillet Albin Kurti në postin e kryeministrit, pasi që ai pritet të zgjidhet në këtë post.

“LDK ka qenë pjesë e Qeverisë edhe përpara, por kjo do të jetë hera e parë që Vetëvendosje do të marrë pjesën e saj Qeverisëse, sipas gjasave kryeministër i Kosovës do të jetë Albin Kurti, unë e njoh z.Kurtin që një kohë të gjatë, por si do të sillet aj në Qeveri dhe si do t’ia bën me përgjegjësinë e re që do e merr është e paqartë dhe e pasigurt”, tha Palmer.

“Kur e shihni rezultatin kjo do të jetë Qeveria e parë pa forcat që kanë pasur UÇK-në, kjo do të jetë Qeveria e parë pas luftës që nuk përfshin në vetë figurat që kanë dalur nga lufta e viteve të 90’ta”, ka deklaruar ai./Gazeta Sinjali/