image Ekskluzive: Ky është prizrenasi që shkaktoi aksident dhe iku - ka të kaluar kriminale, njihet si shpërndarës i drogës

Siguri

Ekskluzive: Ky është prizrenasi që shkaktoi aksident dhe iku – ka të kaluar kriminale, njihet si shpërndarës i drogës

news image

Personi që shkaktoi vetaksident trafiku para dy ditësh në Prizren, braktisi veturën dhe u zhduk nga vendi i ngjarjes tashmë është identifikuar nga Policia. Te automjeti i tij është gjetur edhe drogë – pasi i njëjti dyshohet se merret me shitblerje të substancave narkotike, raporton Gazeta Sinjali

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personi i dyshuar për këtë rast është Jeton Kastrati – emër i njohur për organet e rendit.

Kastrati dyshohet se më 29 dhjetor, në rrugën “Qenë Qena” në Prizren, ku i njëjti është vetaksidentuar dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Por i dyshuari ka ikur në këmbë pasi e ka braktisur veturën e tij, te e cila, Policia ka gjetur një sasi të substancës narkotike, të llojit marihuanë.

Si rezultat i nisjes së hetimeve, i dyshuari është identifikuar nga Policia dhe ndaj tij është iniciuar hetimi për “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Prizren dhe kanë bërë të ditur se të dyshuarit i është lënë ftesa për t’u paraqitur në stacion policor lidhur me rastin për të cilin dyshohet.

Ndryshe, Kastrati është recidivist i veprave të natyrës së njëjtë pasi edhe më herët kishte rënë në prangat e Policisë, pikërisht për drogë.

Përveç drogës, i riu është i përfshirë edhe në raste të tjera, ku dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhje” dhe “Vjedhje e rëndë”.

Në muajin nëntor të vitit 2022, gjatë një aksioni të Njësisë së Antidrogës, Policia ka arrestuar Kastratin, vëllain e tij bashkë me dy të dyshuarit e tjere, Lavdim Morina dhe Amir Bojaxhiu.

Gjatë operacionit policor, Policia kishte sekuestruar mbi një kilogramë drogë, të ndarë në 32 qese, që ishte e gatshme për shitje apo shpërndarje e po ashtu edhe disa qese me kokainë, telefona, veturë e prova të tjera.

Kastrati dhe tre të dyshuarit tjerë janë hetuar nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja apo shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/