image Ekskluzive: Këta janë katër të arrestuarit nga aksioni i antidrogës në Prizren, u kapën me mbi 1 kg drogë
[wp-story id="814678"]

Ekskluzive

Ekskluzive: Këta janë katër të arrestuarit nga aksioni i antidrogës në Prizren, u kapën me mbi 1 kg drogë

news image

Antidroga e Policisë së Kosovës ka zhvilluar sot një aksion policor kundër substancave narkotike në qytetin e Prizrenit, me ç’rast janë arrestuar katër persona të dyshuar dhe janë sekuestruar mbi 1 kilogram drogë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht se të dyshuarit janë Lavdim Morina, Amir Bojaxhiu dhe dy vëllezërit Valzon e Jeton Kastrati.

Policia në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren dhe me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake kanë kryer bastisje në një shtëpi në rrugën ‘Brigada 126’, nën dyshimet për posedim të substancave të dyshuara narkotike.

Në vendin e ngjarjes janë kapur në flagrancë katër të dyshuarit, teksa janë gjetur dhe sekuestruar mbi 1 kilogram drogë e llojit marihuanë e cila ishte ndarë në 32 qese dhe ishte e gatshme për shitje apo shpërndarje. Po ashtu janë sekuestruar edhe disa qese me kokainë dhe gjësende tjera në cilësinë e provave materiale, si telefona, një veturë dhe peshore elektrike që shërben për matjen e substancës narkotike.

Morina, Bojaxhiu dhe vëllezërit Kastrati janë shoqëruar në stacion policor ku janë intervistuar nga hetuesit lidhur me rastin.

Me urdhër të prokurorit, atyre u është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe të njëjtit do të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja apo shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/