Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një aksident trafiku që ka ndodhur të dielën në Samadraxhë të Suharekës, që dyshohet se u shkaktua nga një zyrtar policor, jashtë detyrës zyrtare, i cili ka goditur afër vendkalimit për këmbësor një fëmijë të moshës 14-vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga Policia e Trafikut Rajonal në Prizren, ndërkohë që Sinjali ka mësuar identitetin e policit.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se zyrtari policor që u arrestua dhe ndalua për 48 orë si i dyshuar për këtë aksident është Dibran Morina nga Rahoveci, shkruan Sinjali.
Siç thonë të njëjtat burime, polici ka qenë jashtë detyrës zyrtare kur dyshohet se ka shkaktuar aksidentin, si pasojë e të cilit fëmija ka pësuar lëndime të rënda trupore, për çka fillimisht është trajtuar në Spitalin e Prizrenit, e më pas është transferuar në QKUK për të vazhduar tretmanin mjekësor.
Sipas informacioneve të para, deri të aksidenti ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë, në atë mënyrë që posa polici i dyshuar ka arritur të afërsi të vendkalimit për këmbësorë, ka goditur të miturin.
Gazeta Sinjali ka dërguar pyetje edhe në IPK për të të ju mbajë të informuar me detajet e reja për rastin.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.