image Ekskluzive: Ky është njëri nga të arrestuarit në lokalin "Che Bar" në Prishtinë

Siguri

Ekskluzive: Ky është njëri nga të arrestuarit në lokalin “Che Bar” në Prishtinë

news image

Në njërin nga lokalet në Prishtinë, përkatësisht në “Che Bar” sot rreth orës 13:00, janë ndaluar dy persona nga Policia, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Gazeta Sinjali personat e ndaluar janë: Zenel Jashari dhe Valon Demolli.

Gazeta Sinjali ka arritur ta sigurojë fotografinë e Zenel Jasharit, 36 vjeçar, i cili siç mëson Gazeta Sinjali gjendet duke u intervistuar në stacion policor, pasi dyshohet për armëmbajtje pa leje.

Për Jasharin dhe personin tjetër të ndaluar, ende nuk ka një vendim nga Prokurori i rastit.

Derisa një person i tretë që dyshohet se kishte armë me vete, siç merr vesh Gazeta Sinjali, është arratisur nga lokali dhe Policia është në kërkim të tij.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/