image Ekskluzive: Këta janë dy personat e ndaluar në lokalin “Che Bar” në Prishtinë, një tjetër arratiset

Siguri

Ekskluzive: Këta janë dy personat e ndaluar në lokalin “Che Bar” në Prishtinë, një tjetër arratiset

news image

Në njërin nga lokalet në Prishtinë, përkatësisht në “Che Bar” sot rreth orës 13:00, janë ndaluar dy persona nga Policia, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Gazeta Sinjali personat e ndaluar janë: Zenel Jashari dhe Valon Demolli.

Ende nuk dihen arsyet e ndalimi të tyre nga Policia dhe se çfarë vendimi ka marrë Prokurori ndaj tyre.

Derisa një person i tretë që dyshohet se kishte armë me vete, siç merr vesh Gazeta Sinjali, është arratisur nga lokali dhe Policia është në kërkim të tij.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/