image Ekskluzive: Ky është ish-polici i arrestuar në Veri, dyshohet për hedhje të shok-bombës

Politikë

Ekskluzive: Ky është ish-polici i arrestuar në Veri, dyshohet për hedhje të shok-bombës

news image

Arrestimi i një ish-zyrtari policor në Veri të vendit, i cili dyshohet se ka hedhur një shok-bombë gjatë incidenteve të fundit atje, ka pasuar me barrikadimin e një rruge në Rudarë. Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht se tashmë ka nisur vendosja e barrikadave në shenjë revolte.

Sinjalizuesi i Sinjalit për Veri ka bërë me dije për Sinjalin se ish-polici i arrestuar është Dejan Pantic, i cili u kap nën dyshimet se ka hedhur njërën nga shok-bombat në Mitrovicë të Veriut.

Këto janë informacionet e para nga Veriu, por që ende s’janë konfirmuar zyrtarisht.

Sinjali do të ju mbajë të informuar me detajet e reja zyrtare nga Policia.

Pas incidenteve të armatosura me të cilat u ballafaquan zyrtarët policor në pjesën veriore të Mitrovicës ditë më parë, për ruajtje të sigurisë, tashmë janë duke u vendosur kamera në shtylla elektrike në Lagjen e Boshnjakëve.

Kujtojmë se ditëve të fundit janë shtuar incidentet në veri të Kosovës, por pa pasoja në njerëz.

Në orët e vona të 8 dhjetorit, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një pjesëtar i saj është lënduar lehtë gjatë një sulmi të armatosur në veri.

Sulmi ka ndodhur pak orë pasi Policia e Kosovës ka shtuar prezencën e saj në atë pjesë të Kosovës.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/