image Nis vendosja e barrikadave në Veri

Politikë

Nis vendosja e barrikadave në Veri

news image

Në Mitrovicën e Veriut ka nisur vendosja e barrikadave nga serbët lokalë. Ky veprim vjen pas 72 orëve shpërthime në veri të vendit.

Në Veri të vendit tashmë ka nisur vendosja e barrikadave, mëson Gazeta Sinjali.

Ky informacion është ende i pakonfirmuar, por Sinjali do të ju mbajë të informuar me detajet e reja zyrtare nga Policia.

Pas incidenteve të armatosura me të cilat u ballafaquan zyrtarët policor në pjesën veriore të Mitrovicës ditë më parë, për ruajtje të sigurisë, tashmë janë duke u vendosur kamera në shtylla elektrike në Lagjen e Boshnjakëve.

Kujtojmë se ditëve të fundit janë shtuar incidentet në veri të Kosovës, por pa pasoja në njerëz.

Në orët e vona të 8 dhjetorit, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një pjesëtar i saj është lënduar lehtë gjatë një sulmi të armatosur në veri.

Sulmi ka ndodhur pak orë pasi Policia e Kosovës ka shtuar prezencën e saj në atë pjesë të Kosovës.

/GazetaSinjali/