image Ekskluzive: Ky është i dyshuari që sulmoi të riun afër palestrës në Mitrovicë, dërgohet në ndalim policor

Siguri

Ekskluzive: Ky është i dyshuari që sulmoi të riun afër palestrës në Mitrovicë, dërgohet në ndalim policor

news image

Një ngatërresë në mes të dy personave përfundoi me konflikt fizik, mbrëmë, pak para mesnatës, në shëtitoren e Mitrovicës, afër palestrës sportive, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali raportoi mbrëmë se rasti dyshohet se ndodhi derisa një i ri nga Mitrovica Veriore po kalonte kah ‘korza’ me të dashurën e tij, kur u përballë me sulm nga një qytetar. I dyshuari fillimisht nuk u identifikua, por pas veprimeve hetimore është zbuluar se për kë bëhet fjalë.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se personi që dyshohet se sulmoi viktimën, në mes të shëtitores në Mitrovicë, është Arlind Osmani. Sipas burimeve, i dyshuari është identifikuar nga viktima, me ç’rast Policia është vënë menjëherë në veprim dhe ka prangosur të dyshuarin.

I njëjti është shoqëruar në stacion policor, për të dhënë deklaratën e tij për motivet mbi të cilat dyshohet se e sulmoi të riun.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh dhe më pas do të merren veprimet e tjera ligjore.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/