image Ekskluzive | Ky është i dyshuari që i iku Policisë në Prishtinë – gjatë arratisjes hodhi mbi 100 gram marihuanë

Ekskluzive

Ekskluzive | Ky është i dyshuari që i iku Policisë në Prishtinë – gjatë arratisjes hodhi mbi 100 gram marihuanë

news image

Agron Gajtani, është personi që po kërkohet nga Policia e Kosovës nën dyshimin për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme me narkotikë.

Sipas burimeve të Sinjalit, Gajtani dyshohet se mbrëmjen e 5 qershorit, në rrugën “Ismajl Dumoshi” në Prishtinë, është larguar me vrap nga një veturë e ndaluar nga Policia për kontroll.

Gjatë arratisjes, ai dyshohet se ka hedhur dy qese me substancë narkotike të llojit marihuanë, të cilat më pas janë sekuestruar nga njësitë policore.

Burimet bëjnë të ditur se nga matjet e kryera rezultoi se njëra qese përmbante 60.4 gram marihuanë, ndërsa tjetra 59 gram, me peshë totale prej 119.4 gramësh.

Në vendngjarje kanë dalë hetuesit e Stacionit Policor Veriu dhe njësia e Antidrogës, ndërsa shoferi i veturës është shoqëruar në Polici dhe është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Shitje, blerje, posedim dhe shpërndarje e paautorizuar e lëndëve narkotike”.

Agron Gajtani vazhdon të jetë në arrati, ndërsa Policia po zhvillon veprime intensive për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/