image Ekskluzive | Ky është i arrestuari për ngacmim në Shtime – dyshohet se shkoi te shtëpia e viktimës dhe e shqetësonte vazhdimisht

Ekskluzive

Ekskluzive | Ky është i arrestuari për ngacmim në Shtime – dyshohet se shkoi te shtëpia e viktimës dhe e shqetësonte vazhdimisht

news image

Gëzim Pajaziti, rreth 34-vjeçar, është personi që përfundoi në ndalim 48-orësh nën dyshimin për veprën penale “Ngacmim”, pas denoncimit të një gruaje nga Shtimja.

Siç mëson Sinjali, rasti u raportua nga një grua me inicialet Y.D., rreth 33-vjeçare cila deklaroi në Polici se i dyshuari kishte shkuar në shtëpinë e saj dhe e kishte ngacmuar.

Sipas kallëzimit, nuk bëhej fjalë për një incident të vetëm, pasi viktima ka pretenduar se i njëjti person e kishte ngacmuar edhe në raste të mëparshme.

Pas hetimeve fillestare, më 16 qershor, hetuesit kanë shoqëruar Gëzim Pajazitin në Stacionin Policor në Shtime, ku ai është intervistuar lidhur me dyshimet që rëndojnë mbi të.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.

Denoncimi i një gruaje për ngacmime të vazhdueshme përfundoi me arrestimin e 33-vjeçarit, i cili tashmë ndodhet në mbajtje me urdhër të Prokurorisë.

Shënim: Personi i përmendur në këtë lajm konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës kompetente.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/