image Shkoi te shtëpia e saj dhe e ngacmoi vazhdimisht, 33-vjeçari përfundon në mbajtje në Shtime

Siguri

Shkoi te shtëpia e saj dhe e ngacmoi vazhdimisht, 33-vjeçari përfundon në mbajtje në Shtime

news image

Një denoncim i bërë nga një grua në Shtime ka çuar në arrestimin e një 33-vjeçari, i cili dyshohet se e kishte ngacmuar vazhdimisht.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se një grua me inicialet Y.D. ka raportuar në Polici se një burrë nga Shtimja kishte shkuar në shtëpinë e saj dhe e kishte ngacmuar, ndërsa sipas saj, i njëjti veprim nuk kishte ndodhur për herë të parë.

Pas kallëzimit të viktimës, rasti është trajtuar nga hetuesit e Stacionit Policor në Shtime, të cilët kanë ndërmarrë veprime hetimore për sqarimin e rrethanave.

Më 16 qershor, i dyshuari me inicialet G.P. është shoqëruar në polici dhe është intervistuar lidhur me pretendimet e ngritura ndaj tij.

Pas konsultimit me Prokurorin kujdestar të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, është vendosur që ndaj tij të shqiptohet masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa rasti është iniciuar si “Ngacmim”.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar.

Sipas denoncimit, ngacmimet kishin nisur më herët. Vizita e fundit në shtëpinë e viktimës bëri që rasti të përfundojë në Polici dhe i dyshuari në mbajtje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/