Personat që vuajnë dënimet për vepra të ndryshme penale ose edhe ata që janë duke u gjykuar ka raste kur gjejnë mundësinë dhe arrijnë që të arratisen nga hapësirat e burgut apo edhe pas seancave gjyqësore, raporton Gazeta Sinjali.
Pas një seance gjyqësore, siç merr vesh Gazeta Sinjali, ka ikur edhe Leonard Halili, emër ky i njohur për organet e rendit.
Atij zbulon Gazeta Sinjali dyshohet se i ka ndihmuar Bujar Matoshi, rreth 30 vjeçar.
Ky i fundit është arrestuar nga Policia, ndërsa Halili vazhdon të jetë në arrati.
Matoshi pas intevistimit nga hetuesit policorë me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ai ngarkohet me veprën “Dhënie e ndihmës kryersve pas kryerjes së veprës penale”.
Ndryshe, Halili më herët ka qenë i përfshirë në një rrahje në Fushë Kosovë, dhe atëherë kishte ikur nga vendi i ngjarjes dhe ishte kapur pas një muaji në arrati.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
/GazetaSinjali/