image U arrestuan pas një muaji në arrati, këta janë dy të rinjtë që dyshohen për rrahjen e 19-vjeçarit në Fushë Kosovë

Ekskluzive

U arrestuan pas një muaji në arrati, këta janë dy të rinjtë që dyshohen për rrahjen e 19-vjeçarit në Fushë Kosovë

news image

Gazeta Sinjali gjatë ditës së djeshme raportoi për arrestimin e dy personave në Fushë Kosovë, të cilët dyshohet para më shumë se një muaji kishin sulmuar fizikisht një 19-vjeçar. Të dyshuarit tashmë janë dërguar në mbajtje.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë me dije se bëhet fjalë për Leonard Halili 21-vjeçar dhe Endrit Kadriu 22-vjeçar.

Halili dhe Kadriu fillimisht ishin arratisur nga vendi i ngjarjes, duke shijuar kështu lirinë nga arratia, ndërsa 19-vjeçari ishte dërguar në spital për tretman mjekësor.

Pas veprimeve hetimore, dy të rinjtë janë shoqëruar në stacion policor dhe janë intervistuar nga organet e hetuesisë lidhur me rastin.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/