image Ekskluzive: Ky është “gjermani-serb” që u arrestua me sprej biberi në Graçanicë – Po barte simbolet e Serbisë gjatë “Vidovdanit”

Ekskluzive

Ekskluzive: Ky është “gjermani-serb” që u arrestua me sprej biberi në Graçanicë – Po barte simbolet e Serbisë gjatë “Vidovdanit”

news image

Një gjerman me prejardhje serbe, i identifikuar si Vladan Lukiq, 25 vjeçar, është arrestuar në Graçanicë gjatë zbatimit të planit operativ “Vidovdan 2025”, pasi u kap me sprej biberi në çantën e tij, mjet që përbën armë të ndaluar sipas legjislacionit të Kosovës.

I dyshuari, i cili mbante veshje me simbolet kombëtare të Serbisë, është ndaluar nga njësitë policore në rrugën “Cara Lazara” rreth orës 09:30 të mëngjesit të 28 qershorit.

Gjatë kontrollit, u gjet mjeti i ndaluar në çantën e tij, ndërsa ai ka deklaruar se sprejin e kishte blerë në Gjermani, ku posedimi i tij është i lejuar, dhe nuk kishte ditur se në Kosovë ndalohet me ligj.

Me vendim të Prokurorisë Speciale, ndaj tij është iniciuar rasti për “Mbajtje të paautorizuar të armës”, dhe i dyshuari është dërguar në ndalim për 48 orë.

Arrestimi i tij ka ndodhur në një ditë me ngarkesë të lartë simbolike, çka e bën rastin veçanërisht të ndjeshëm për organet e sigurisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/