image Ekskluzive | Ky është 56-vjeçari që dyshohet për sulm seksual ndaj një 15-vjeçareje në Podujevë

Ekskluzive

Ekskluzive | Ky është 56-vjeçari që dyshohet për sulm seksual ndaj një 15-vjeçareje në Podujevë

news image

Gani Gashi, është 56-vjeçari që ka përfunduar në ndalim policor nën dyshimin për veprën penale “Sulm seksual”, në një rast që përfshin një vajzë të mitur në Podujevë, mëson ekskluzivisht Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e 29 majit në rrugën “Met Podujeva”, pasi Policia kishte pranuar informacion se një person i moshës madhore ndodhej në shoqëri të një vajze të mitur në afërsi të ish-“Corner Bar”.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se njësitë policore kanë reaguar menjëherë dhe, me të arritur në lokacion, kanë hasur të dyshuarin Gani Gashi bashkë me një vajzë 15-vjeçare. Sipas burimeve, zyrtarët kanë vërejtur të dy duke u përqafuar.

Pas ndërhyrjes së Policisë, Gashi është shoqëruar në Stacionin Policor në Podujevë, ku është intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës.

Ndërkohë, e mitura me inicialet A.B. është intervistuar në cilësinë e viktimës, në praninë e përfaqësuesve të Qendrës për Punë Sociale.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Sulm seksual”, ndërsa ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/