image Ekskluzive: Ky është 41-vjeçari nga Malisheva që u arrestua pasi u kap duke kultivuar rreth 3 mijë bimë narkotike

Siguri

Ekskluzive: Ky është 41-vjeçari nga Malisheva që u arrestua pasi u kap duke kultivuar rreth 3 mijë bimë narkotike

news image

Gazeta Sinjali sot raportoi ekskluzivisht për një operacion të Njësitit Antidrogë në fshatin Lladrovc të komunës së Malishevës, ku u gjetën hiç më pak se rreth 3 mijë fije bimë narkotike të llojit Kanabis Sativa.

Nga ky aksion, përfundoi në pranga një 41-vjeçar, i cili fillimisht tentoi t’i ikte duarve të organeve të rendit.

Sinjali mëson nga burimet e veta brenda Prokurorisë se personi që u arrestua nën dyshimet për kultivim të narkotikëve është Avni Mazreku.

Mazreku me të parë Policinë, kishte tentuar që të ikte nga vendi i ngjarjes, por që u kap pak kilometra larg nga një patrullë e njësiteve policore. Ai është shoqëruar në stacion policor për intervistim ku ndaj tij është iniciuar rasti ‘Kultivim i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, Mazreku është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndaj tij pritet që Prokuroria Themelore të paraqesë kërkesën për caktim të masës së sigurisë në Gjykatën kompetente.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/