image Ekskluzive: Ky dyshohet të jetë grabitësi i vrarë gjatë aksionit të sotëm të Policisë, dalin fotografitë

Siguri

Ekskluzive: Ky dyshohet të jetë grabitësi i vrarë gjatë aksionit të sotëm të Policisë, dalin fotografitë

news image

Grabitja e armatosur në argjendarinë “Diakos” që tronditi javën e kaluar suharekasit ishte planifikuar si në filma nga grupi prej katër personave, të cilët mbushën çantat me ari në vlerë të 250 mijë eurove dhe u zhdukën. Sot njëri nga ta dyshohet se ka mbetur i vdekur në një përballje me Policinë, gjatë një operacion policor për kapjen e të dyshuarve për grabitjen e armatosur të argjendarisë në Suharekë, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se grabitësi i dyshuar që mbeti i vrarë është, Dukagjin Gashi. Tashmë kanë dalë edhe fotografitë e tij.

Sipas burimeve, gjatë aksionit në lagjen Arbëria në Prishtinë, ka mbetur i plagosur edhe një zyrtar policor.

Nuk dihet ende nëse plagët që mori janë nga arma, apo gjatë konfrontimit me të dyshuarin, tashmë i vrarë.

Në këtë aksion Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar për rastin. Gazeta Sinjali ka raportuar ekskluzivisht për emrat e tyre, njëri është Bujar Basha dhe Leotrim Cakolli.

Ndërkaq, Korab Gashi, vëllai i të vrarit Dukagjin Gashi, është arratisur.

Si pasojë e këtyre dyshimeve, policia ka rrethuar lagjen dhe po kontrollon secilën veturë që kalon brenda saj.

Në aksion dyshohet se është plagosur edhe një zyrtar i Policisë së Kosovës, i cili është jashtë rrezikut për jetë.

Ndryshe, më 22 nëntor ka ndodhur një plaçkitje e armatosur në një argjendari në qytetin e Suharekës. Në tentativën për ta parandaluar plaçkitjen, është plagosur një polic i Kosovës në këmbë.

Nga ky incident, përveç një polici të plagosur, kishte mbetur edhe një tjetër i lënduar.

/GazetaSinjali/