image Ekskluzive: Këta janë zyrtarët policorë të suspenduar në Suharekë

Ekskluzive

Ekskluzive: Këta janë zyrtarët policorë të suspenduar në Suharekë

news image

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht emrat e katër zyrtarëve policorë nga Stacioni Policor në Suharekë që janë suspenduar në lidhje me një rast të ndjeshëm që po trajtohet nga autoritetet hetimore.

Të suspenduarit janë: togeri Bashkim Gashi, rreshterja Lindita Rexhepaj, zyrtari policor Qaush Hajdari, dhe zyrtari policor Fehmi Sertolli – të gjithë pjesë e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren.

Suspendimi i tyre është bërë pas veprimeve të brendshme disiplinore dhe në pritje të zhvillimeve të mëtejshme lidhur me hetimet.

Gazeta Sinjali do të raportojë në vijim për motivet e masës disiplinore dhe të dhëna të reja që dalin nga ky rast.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/