image IPK rekomandoi suspendimin për katër zyrtarë policorë të Stacionit policor në Suharekë

Siguri

IPK rekomandoi suspendimin për katër zyrtarë policorë të Stacionit policor në Suharekë

news image

Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e katër zyrtarëve policorë të Stacionit Policor të Suharekës (përfshirë këtu një toger policor, një rreshter policor dhe dy zyrtarë policorë).

Hetuesit e IPK-së kanë filluar të ndërmarrin veprime hetimore bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Prizren në lidhje me moszbatimin nga zyrtarët policorë të një aktvendimi të Gjykatës Themelore në Prizren.

Gjykata me aktvendim kishte urdhëruar ndërprerjen e arrestit shtëpiak dhe zëvendësimi me paraburgim ndaj dy pandehurve, njëri i dyshuar për veprën penale vrasje e rëndë dhe mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim të paautorizuar të armëve kurse tjetri i dyshuar për veprën penale ndihmë në kryerjen e veprës penale.

Hetuesit e IPK-së janë duke ndërmarrë veprime hetimore ndaj katër zyrtarëve policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore ne Prizren me dyshimin për veprat penale Keqpërdorimi i pozitës apo të autoritetit zyrtar dhe veprën penale mos ekzekutimi i vendimeve gjyqësore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali