image Ekskluzive: Këta janë të dyshuarit që kërcënuan me vrasje pjesëtarët e KFOR-it në Lubiqevë të Prizrenit

Ekskluzive

Ekskluzive: Këta janë të dyshuarit që kërcënuan me vrasje pjesëtarët e KFOR-it në Lubiqevë të Prizrenit

news image

Foto ilustruese


Jo rrallëherë përfaqësuesit e sigurisë në vend ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpeshherë kërcënimet verbale eskalojnë, duke ua vështirësuar punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë u ka ndodh edhe disa karabinierëve të KFOR-it. Ata janë kërcënuar me jetë derisa ishin për vizitë në fshatin Lubiqevë të Prizrenit, mëson Gazeta Sinjali.

Për rastin siç mëson Gazeta Sinjali tashmë është arrestuar i dyshuari Ahmet Krasniqi, derisa Izijet Halilaj, i përfshirë në këtë ngjarje është ende në kërkim nga policia.

Dy të dyshuarit i kanë ofenduar pjesëtarët e KFOR-it, dhe më pas njeri prej tyre i ka kërcënuar me vrasje.

Rasti është duke u hetuar, dhe me kohë do të ndërmerren veprimet e tjera. Policia ende nuk ka dhënë detaje për këtë ngjarje.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/