image Ekskluzive: Kërcënohen me jetë pjesëtarët e KFOR-it në Lubiqevë të Prizrenit - një i arrestuar

Ekskluzive

Ekskluzive: Kërcënohen me jetë pjesëtarët e KFOR-it në Lubiqevë të Prizrenit – një i arrestuar

news image

Jo rrallëherë përfaqësuesit e sigurisë në vend ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpeshherë kërcënimet verbale eskalojnë, duke ua vështirësuar punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë u ka ndodh edhe disa karabinierëve të KFOR-it. Ata janë kërcënuar me jetë derisa ishin për vizitë në fshatin Lubiqevë të Prizrenit, mëson Gazeta Sinjali.

Siç mëson Gazeta Sinajli dy persona të dyshuar njeri nga të cilët është arrestuar dhe tjetri është në kërkim policor, i kanë ofenduar pjesëtarët e KFOR-it, dhe më pas njeri prej tyre i ka kërcënuar me vrasje.

Rasti është duke u hetuar, dhe me kohë do të ndërmerren veprimet e tjera. Policia ende nuk ka dhënë detaje për këtë ngjarje.

/GazetaSinjali/