image Ekskluzive | Këta janë katër të rinjtë e përfshirë në rrahjen me thika në Prizren – tre përfunduan të lënduar

Siguri

Ekskluzive | Këta janë katër të rinjtë e përfshirë në rrahjen me thika në Prizren – tre përfunduan të lënduar

news image

Një përleshje e rëndë mes katër të rinjve ka ndodhur dje në Prizren, ku janë përdorur edhe mjete të mprehta, duke lënë të lënduar tre persona, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Burime të sigurta të Sinjalit bëjnë me dije se në incident janë përfshirë Driton Sylejmani, Final Sylejmani, Ahmir Shabani dhe Alnis Shabani, ndërsa përleshja ka eskaluar deri në përdorimin e thikave.

Sipas informacioneve fillestare, ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje mes palëve, e cila më pas ka degjeneruar në dhunë fizike. Si pasojë e plagëve të marra, tre nga të përfshirët kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe janë dërguar për trajtim në spital.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, hetuesit dhe ekipi i krimteknikës, të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe kanë mbledhur prova materiale.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, ndërsa ndaj personave të përfshirë pritet të ndërmerren veprimet e nevojshme procedurale.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/