Një rrahje është raportuar para pak çastesh në Prizren, ku të paktën dy persona janë përfshirë në një përleshje fizike me mjete të mprehta, përfshirë thika, që ka kërkuar ndërhyrjen e Policisë së Kosovës dhe ekipit mjekësor.
Siç mëson Sinjali, sipas informacioneve të para, në rast janë të përfshirë një i dyshuar dhe një viktimë, të cilët dyshohet se janë familjarë mes vete. Po ashtu, një person ka pësuar lëndime si pasojë e incidentit.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet policore dhe autoambulanca, të cilat kanë intervenuar për të menaxhuar situatën dhe për të ofruar ndihmën e nevojshme.
Policia ka siguruar zonën dhe ka nisur mbledhjen e dëshmive nga dëshmitarët okularë, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave dhe konfirmimin e motivit të përleshjes.
Hetimet janë në vazhdim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!