image Ekskluzive: Grabitësit e pompës së derivateve, përfundojnë në pranga të Policisë

Kosovë

Ekskluzive: Grabitësit e pompës së derivateve, përfundojnë në pranga të Policisë

news image

Janë arrestuar dy persona në lidhje me grabitjen e armatosur që e kishin kryer në një pompë derviatesh në rrugën “Isa Kastrati”.

Gazeta Sinjali mëson nga burime të sigurta brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë, se dy të arrestuarit janë personat me inicialet D.B., E.A (emra të njohur për redaksinë).

Të dyshuarit për së paku dy grabitje, janë arrestuar rreth mesditës së sotme në rrugën “Xheladin Hana”, ku gjatë kontrollit u është gjetur dhe konfiskuar një qese me marihuanë.

Burimet e prokurorisë me tej bëjnë të ditur se janë bastisur vendbanimet e të dyshuarve, me ç’rast është konfiskuar edhe një pistoletë e tipit “Zastava”, një thikë, dy palë atlete dhe një jakne, të cilat dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së vjedhjes.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se gjatë intervistimit të dyshuarit e kanë pranuar përfshirjen e tyre në grabitjet e pompës së derivateve.

Të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/