image Ekskluzive: Dhjetëra kilogramë drogë të sekuestruar dhe tre të arrestuar në Prishtinë

Ekskluzive

Ekskluzive: Dhjetëra kilogramë drogë të sekuestruar dhe tre të arrestuar në Prishtinë

news image

Antidroga e Policisë së Kosovës ka zhvilluar gjatë ditës së sotme një aksion kundër drogës në Prizren dhe në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se sipas informacioneve të para ky aksion ka rezultuar me rreth 17 kilogramë drogë të sekuestruar, që dyshohet të jetë marihuanë, si dhe një sasi e kokainës.

Përveç drogës, të njëjtat burime kanë njoftuar se janë arrestuar edhe tre persona, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në rast.

Sinjali do të ju mbajë të informuar për detajet e reja.

/GazetaSinjali/