image Ekskluzive: Detaje rrëqethëse lidhur me keqpërdorimin seksual të 14 vjeçares nga Gjilani

Ekskluzive

Ekskluzive: Detaje rrëqethëse lidhur me keqpërdorimin seksual të 14 vjeçares nga Gjilani

news image

Gazeta Sinjali mbrëmë ka raportuar për një rast të keqpërdorimit seksual të një të miture 14 vjeçare, nga një person 21 vjeçar, keqpërdorim ky që për pasojë solli trauma të tmerrshme dhe përjetë të paharrueshme për viktimën.

Viktima e mitur, përveç se dyshohet se u dhunua nga personi 21 vjeçar, ajo ngeli edhe shtatzënë, por këtë shtatzëni pothuajse një muajshe, u detyrua ta përfundonte me abort, pa dijeninë, pa pëlqimin dhe pa praninë e prindërve.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me persona të afërt me viktimën dhe ka siguruar detaje rrëqethëse lidhur me ngjarjen tronditëse që ka goditur 14 vjeçaren, në muajt janar dhe shkurt të këtij viti, kur ajo ishte vetëm 13 vjeçare.

Një person i afërt me viktimën, në kushte anonimiteti ka rrëfyer për Gazetën Sinjali se si filloi komunikimi i viktimës me 21 vjeçarin.

“E gjithë ngjarja kishte filluar kah mesi i muajit janar, ku 13 vjeçarja ishte nxitur nga shoqja e saj, ta ndiqte në rrjetin social personin 21 vjeçar me nofkën (emër i njohur për redaksinë). Pasi që ajo e kishte ndjekur në rrjetin social Sh.J, i njëjti kishte filluar t’ia pëlqente fotografitë dhe kishte filluar të komunikonte me të miturën”, thotë ky person.

Komunikimi mes tyre në rrjetin social Instagram, sipas burimit kishte zgjatur disa ditë, para se të takoheshin për herë të parë fizikisht tek oborri i Spitalit Rajonal të Gjilanit.

Ata komunikuan disa ditë në Instagram, derisa u takuan për herë të parë tek oborri i spitalit në Gjilan. Pas takimit në oborrin e spitalit, ata janë takuar pothuajse çdo ditë, ndërsa pas një kohe, gjatë orëve të mbrëmjes ai kishte shkuar për ta marrë atë te gjyshja e saj dhe të dy së bashku kishin shkuar te disa shtëpiza, të cilat gjenden në rrugën Gjilan – Livoq.” thotë i njëjti person.

Si u zhvillua ngjarja pas takimit të tyre të parë?

Pas shkuarjes për herë të parë në motel, e mitura dhe 21 vjeçari kishin shkuar edhe disa herë në të njëjtin vend, me qëllim që të kalojnë kohë së bashku, thotë ky burim.

“Ata kishin qëllim të kryejnë marrëdhënie intime, edhe pse ajo i kishtë bërë me dije atij se nuk dëshiron të kryejë marrëdhënie seksuale dhe ai e kishte siguruar se nuk do të ndodhte diçka e tillë. Por kur kishte hyrë për t’u pastruar e kishte kuptuar se ishte keqpërdorur seksualisht nga Sh.J. pasi që e kishte parë se ka pasur gjakderdhje në organin gjenital.”

13 vjeçarja, përveç keqpërdorimit seksual nga 21 vjeçari, ajo tashmë ishte bërë viktimë e dyfishtë.

“Përderisa ata kishin qenë në motel, ajo u detyrua që të kryejë marrëdhënie seksuale edhe me një person tjetër të moshës 30 vjeçare (emër i njohur për redaksinë). Kjo ndodhi me kërkesën e Sh.J, i cili paraprakisht i kishte kërkuar që të performojë akte të panatyrshme seksuale, me dijeninë dhe nxitjen e tij.”

Kush ishte personi që i shoqëroi dhe që mori pjesë në keqpërdorimin seksual të së miturës?

Gjatë rrëfimit të kësaj ngjarje tronditëse te ky person i afërt me të, e mitura ka thënë se 30 vjeçarin nuk e njeh, por vetëm është në dijeni se i njëjti është mjeshtër i nxemjeve qendrore në Gjilan dhe se ai me makinën e tij, e ka dërguar atë dhe Sh.J në motel.

“Marrëdhëniet seksuale mes të miturës dhe 21 vjeçarit kishin ndodhur në dy lokacione, te shtëpizat në rrugën Gjilan – Livoç dhe në motelin që gjendet në dalje të Livoçit, në anën e djathtë të rrugës”, thotë ky burim.

Sipas të njëjtit burim 13 vjeçarja në fund të muajit shkurt të këtij viti i kishte treguar se e kishte bërë një test të shtatzënisë, ku kishte rezultuar se është shtatzënë dhe prindi i fëmijës së saj, ishte 21 vjeçari Sh.J.

E mitura, tejet e shqetësuar dhe pa pasur mundësi që ta kuptojë se çfarë po ndodh me të dhe trupin e saj, vendosi që t’ia kumtojë 21 vjeçarit lajmin e shtatzënisë.

“Pas pranimit të këtij lajmi, ai e ka kundërshtuar fuqishëm realitetin, ku pas keqpërdorimeve të vazhdueshme seksuale ndaj saj, e ka lënë shtatzënë. Mirëpo, ai me qëllim të vërtetimit të shtatzënisë të saj ka insistuar që të shkojnë në një ordinancë private në Gjilan.”

Gjatë kryerjes së kontrollës gjinekologjike, nga mjeku specialist, sipas këtij burimi, të miturës i është bërë e ditur se tashmë është në javën e tretë të shtatzënisë, mirëpo edhe pas kësaj, personi me incialet Sh.J ka refuzuar ta pranojë këtë fakt si të mirëqenë, duke i thënë se ti nuk je shtatzënë me mua dhe bëjë çka të duash.

“Pas kontrollës së parë, me kërkesën e Sh.J, ajo i është nënshtruar edhe një kontrolle tjetër, te një ordinancë, e cila gjendet në Gjilan. Aty e ka bërë një ultrazë dhe e ka dëgjuar mjekun duke i thënë se për shkak të moshës dhe trupit të saj, beba nuk është mirë dhe ka shumë gjasa që kjo shtatzëni të dështojë.”

Pas kësaj kontrolle, ky burim thotë se mjeku i kishte përshkruar të miturës disa tableta për ta realizuar abortin në shtëpi, mirëpo nga frika se kjo është e mitur, ai nuk e kishte vulosur recetën dhe për pasojë e mitura nuk kishte arritur ta siguronte terapinë në Gjilan për kryerjen e abortit.

“Meqenëse aborti nuk mund të realizohej në Gjilan, Sh.J, e kishte detyruar të miturën sipas që të shkojë për një kontrollë tjetër me të në Prishtinë, ku Sh.J, para se të shkonin i ka thënë të miturës që të mos konsumojë as ujë e as ushqim.”

Viktima i ka treguar personit të afërt me të se deri në Prishtinë ata kanë shkuar me autobus dhe përveç saj dhe Sh.J, me ta ka qenë dhe djali i axhës së Sh.J (emër i njohur për redaksinë).

Ajo asokohe, është dërguar në një ordinancë private në Prishtinë, me lokacion rreth 300-400 metra larg stacionit të autobusëve, ku është detyruar që pa dijeninë paraprake dhe pa praninë e prindit apo ndonjë personi të gjinisë femërore t’i nënshtrohet abortit”, thotë ky burim.

Me trauma të forta dhe nën emocione të papërshkrueshme, e mitura ka vazhdur ta rrëfente këtë ngjarje te ky person i afërt me të, duke i thënë se “përveçse nuk isha në dijeni se çka po ndodh, mua më kanë detyruar që të gënjej lidhur me moshën time, sepse unë në atë kohë isha 13 vjeç ndërsa u detyrova të them se jam 15 vjeç.”

Më tutje rrëfen burimi se 13 vjeçares nuk i kujtohen shume detaje me këtë ngjarje përveç shumës që ka paguar 21 vjeçari për ta kryer abortin.

“Ajo ka thënë se nuk mban mend detaje rreth asaj dite për shkak të tronditjes që ka pësuar, mirëpo vetëm i kujtohet se ai ka paguar shumën prej 500 euro për kryerjen e abortit në këtë ordinancë.”

Në pyetjen e GazetëS Sinjali a ka qenë në dijeni dikush, ky burim thotë se “askush nuk ka qenë në dijeni se çfarë traumash ka qenë duke përjetuar e mitura, mirëpo me t’u kthyer nga Prishtina, e ëma i kishte kontrolluar telefonin, ku ia kishte parë mesazhet që i kishte shkëmbyer me Sh.J, si dhe në atë moment e kuptoi se vajza e saj ishte në një lidhje dashurie me një person të moshës madhore dhe e njëjta kishte qenë viktimë e dhunës seksuale.

Ajo gjithashtu pa mesazhet e shkëmbyera në mes të së miturës dhe Sh.J, ku ky i fundit vazhdimisht dhe me këmbëngulësi, mundohej ta bindte atë se aborti është zgjidhja më e mirë për të ardhmen e saj.”

Sipas këtij burimi, pas një bisede të së miturës me nënën e saj, kjo e fundit e kishte kuptuar se vajza kishte qenë viktimë e dyfishtë, sepse ishte detyruar që të kryente marrëdhënie seksuale edhe me shokun e Sh.J (emër i njohur për redaksinë).

Për gjithë këtë ngjarje tronditëse që i ka ndodhur të miturës, në mënyrë që t’i përballonte këto goditje sadopak, ajo është duke marrë trajtim psikologjik, thotë burimi i afërt me të miturën.

Me të kuptuar ngjarjen në tërësi, familja e të miturës e kanë denoncuar rastin tek organet përkatëse, duke shpresuar që ngjarje të tilla të mos ndodhin asnjëherë, për asnjë fëmijë tjetër, përfundon rrëfimi i personit të afërt me të miturën.

Gazeta Sinjali, ka provuar të mësojë më shumë detaje lidhur me denoncimin e bërë nga familja në Polici, mirëpo deri më tani nuk ka arritur të sigurojë informacione që provojnë apo demantojnë rrëfimin e ekskluziv të paraqitur në këtë artikull.

Megjithatë ajo çka dihet deri më sot është se rasti është denoncuar dhe policia ka marrë urdhër për ndalimin e 21 vjeçarit, ndërkaq sot është dorëzuar kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit te gjyqtari i procedurës paraprake, në Gjykatën Themelore në Gjilan.

Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar për këta rast.

/GazetaSinjali/