image Ekskluzive: Çka do të ndodh me biletat e ndeshjes Maqedoni-Kosovë, flasin nga FFK-ja

Futboll

Futboll/ Ekskluzive: Çka do të ndodh me biletat e ndeshjes Maqedoni-Kosovë, flasin nga FFK-ja

news image

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot ka marrë vendim që ndeshja kundër Kosovës të luhet pa pranin e tifozëve.

Me 6 mars u shitën të gjitha biletat për këtë ndeshje, shkruan Gazeta Sinjali.

Por, çka do të ndodh me biletat e blera për këtë ndeshje?

Gazeta Sinjali rreth kësaj kontaktoi me zëdhënësin e FFK-së, Bajram Shala.

Ai e konfirmoi se për këtë ndeshje FFK nuk ka distribuuar asnjë biletë për tifozët.

Jo vetëm për këtë ndeshje, por për te gjitha ndeshjet jashtë Kosovës, ne mbajmë përgjegjësi për ato bileta qe i kemi distribuuar ne. Për ndeshjen ndaj Maqedonisë, ne nuk kemi distribuuar, përkatësisht shitur/ shpërndarë asnjë bilete për asnjë tifozë, kështu që nuk ka diçka qe duhet diskutuar.”, u shpreh ai. 

Ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të zhvillohet me 26 mars në arenën “Todor Proeski”./Gazeta Sinjali/