image Ekskluzive: Bylbyl Sokoli flet për Sinjalin Sportiv, tregon se a është antarësuar në Lëvizjen Vetëvendosje

Futboll

Ekskluzive: Bylbyl Sokoli flet për Sinjalin Sportiv, tregon se a është antarësuar në Lëvizjen Vetëvendosje

news image

Gjatë ditës së djeshme qarkulloi një lajm se trajneri i njohur kosovar, Bylbyl Sokoli do të antarësohet në subjektin politik, Lëvizja Vetëvendosje.

Rreth kësaj teme, Bybyl Sokoli ka folur ekskluzivisht për Sinjalin Sportiv.

Ai ka treguar se ka pasur bisedime por se nuk është antarësuar pasi ai mendon se trajnerët dhe profesionistët nuk duhen të ngjyrosen me parti politike.

‘Biseda ka pas por, unë mendoj se pedagogët (profesorët) ekspertët të ndryshëm, trajnerët , profesionistët e mirë nuk duhet të ngjyrosen me parti politike’, u shprehë ai fillimisht.

Tutje, Sokoli shtoi se partitë politike eksperëtë duhet t’i angazhojnë në detyra të caktuar dhe jo si militant partiak.

‘Kjo nuk do të thotë se ata nuk duhet të jenë në postet e këshilltarëve apo edhe postet ministrore ( sikurse Rozeta Hajdari nuk është në parti por është eksperte e dalluar e lëmisë)’

‘Kosova ka nevojë per ekspertë, partitë politike duhet t’ i angazhojnë ne detyra te caktuara dhe jo me i anetarsu si militant partiak’, tha trajneri i njohur.

Sokoli u shprehë tutje se sporti është njëri nga instrumentet për bashkimin kombëtar.

‘Qendrimet e mija mbesin te njajta ende mendoj se bashkimi kombetar eshte ne duartë tona, sporti eshte instrumet i pershtatshem per realizimin synimeve tona shekullore’, përfundoi Bylbyl Sokoli./Gazeta Sinjali/