Boksierët kosovarë bashkë me stafin të cilët gjenden momentalisht në Londër për shkak se turneu i cili ishte paraparë të zhvillohej deri më datë 24 mars u anulua për shkak të frikës nga koronavirusi, do të kthehen nesër në Kosovë.
I kontaktuar nga Gazeta Sinjali, kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani ka thënë se ish-ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli do ta dërgojë aeroplanin e tij privat për sjelljen e delegacionit të boksierëve në Prishtinë.
“Në orët e pasditës, ish-zëvëndëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka ndërmjetësuar me zyrtarët në Londër dhe nesër i njëjti do të dërgojë aeroplanin e tij privat për sjelljen e delegacionit të boksierëve në Prishtinë”– thuhen në përgjigjjen e Hasanit.
Ndërkohë sot ka hyrë në fuqi vendimi që të mos aterojë asnjë aeroplan në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’, megjithatë duket se në këtë rast do të ketë përjashtim.
Kujtojmë se deri më tani në Kosovë janë 19 persona të infektuar nga koronavirusi. /Gazeta Sinjali/