Zhvillime të reja kanë dalë nga rasti i të shtënave me armë në Lipjan, ku gjatë bastisjeve në dy lokacione Policia ka sekuestruar armë dhe municion, mëson Sinjali.
Bastisjet janë kryer më 3 maj 2026, në rrugën “Bajram Gashi” në Lipjan dhe në fshatin Rufc i Ri, në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve Aneta Avdyli rreth 37 vjeçare dhe Besart Avdyli rreth 39 vjeçar, Policia ka gjetur dhe sekuestruar:
* një armë zjarri e tipit “Model 213”,
* një karikator të armës,
* nëntë fishekë të kalibrit 9 mm,
* 14 fishekë me mbishkrim 30×30 WIN,
* si dhe dy karikatorë të zbrazët të një arme tjetër.
Sipas informacioneve, e dyshuara Aneta Avdyli ka deklaruar se arma është e saj dhe se nuk posedon leje për mbajtjen e saj, ndërsa i dyshuari tjetër ka pranuar pronësinë e karikatorëve.
Ndërkohë, gjatë bastisjes në shtëpinë e e personit Besart Kleqka rreth 32 vjeç në fshatin Rufc i Ri, nuk është gjetur asgjë e dyshuar.
Pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, e dyshuara kryesore është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti po hetohet si “Mbajtje në pronësi të paautorizuar të armëve”.
Hetimet janë në vazhdim.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!