image Ekskluzive: Konfirmohet arrestimi i Fjolla Morinës, shkak urdhërarresti ndërkombëtar

Siguri

Ekskluzive: Konfirmohet arrestimi i Fjolla Morinës, shkak urdhërarresti ndërkombëtar

news image

Këngëtarja, Fjolla Morina ka rënë sot në prangat e Policisë së Kosovës, pasi kërkohej nga autoritetet në Shqipëri.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se Fjolla është ndaluar sot në rrugën “Ahmet Krasniqi” në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet në Shqipëri.

Ajo aktualisht është në Stacionin Policor Qendra dhe policia është në pritje të udhëzimeve nga ILECU, të cilët duhet të koordinojnë veprimet bazuar në urdhrin e prokurorit kujdestar.

Sinjali do të ju mbajë të informuar me detajet e reja.

/GazetaSinjali/