Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni ka hedhur votën e tij për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Ai ka ftuar qytetarët e Podujevës që të dalin të votojnë duke i cilësuar zgjedhjet si festë.
“Një ditë e bukur, e me diell në Podujevë. Ftoj të gjithë qytetarët llapjanë që të dalin dhe të votojnë. Zgjedhjet janë festë, ndaj uroj për proces të rregullt e demokratik, duke falënderuar të gjithë ata që sot janë të angazhuar në organizimin dhe mbarëvajtjen e këtij procesi”, ka thënë Hyseni.
Në garën e balotazhit për Podujevën Hyseni, garon me Shpejtim Bulliqin e Lëvizjes Vetëvendosje. /GazetaSinjali/