image Ekonomia e SHBA-së në gropë të zezë, regjistrohen 16 milionë të papunë për tri javë

Botë

Koronavirusi/ Ekonomia e SHBA-së në gropë të zezë, regjistrohen 16 milionë të papunë për tri javë

news image

Javën e kaluar rreth 6.6 milionë amerikanë aplikuan për të marrë asistencën e të papunëve sipas raportit të Departamentit të Punës.

Shifra e çon totalin e personave që kanë humbur zyrtarisht punën në SHBA në 16 milionë në vetëm tri javë.

Gazeta New York Times e përshkruan situatën sikur ekonomia krejt papritur është zhytur në një gropë të zezë.

“Pandemia ka mbyllur me shpejtësi të paparë si bizneset e vjetra ashtu edhe ato të reja. Në vetëm tri javë, më shumë se 16 milionë punëtorë amerikanë kanë humbur punën e tyre, më shumë humbje sesa shkaktoi recesioni më i fundit gjatë dy viteve”, shkruan New York Times.

Pavarësisht përpjekjeve në shumë shtete për të zgjeruar stafin dhe për të përmirësuar kapacitetin teknologjik, zyrat e papunësisë janë përballur me fluks të madh kërkesash. Aplikantët në disa nga vendet më të goditura nga pandemia, si Nju Jorku dhe Kalifornia, thonë se janë përpjekur me qindra herë të kontaktojne zyrat online ose në telefon. Disa nuk kanë qenë të suksesshëm.

Teksa pandemia e koronavirsit e ka thyer në mes ekonominë amerikane, shumë analistë pranojnë se në këtë pikë, parashikimet nuk janë asgjë më tepër sesa supozime. /Gazeta Sinjali/