Ekonomia e Kosovës ka pasur rritje prej 4.94 për qind në vitin 2019, ndërsa borxhi publik ka qenë 17,5 për qind, transmeton Gazeta Sinjali.
Këto të dhëna u bënë publike në prezantimin e raportit vjetor nga Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, në Komisionin për Buxhet dhe Transfere.
Kjo rritje ekonomike, Mehmeti tha se ka ardhur më shumë nga tregtia dhe sektori i sigurimeve. Ndërkohë theksoi se lëvizja e çmimeve vazhdon të përcaktohet nga lëvizja e jashtme si pasojë e varësisë së importeve.
Ai tha se institucioni që udhëheq ka vazhduar me avancimin e kapaciteteve profesionale me standardet ndërkombëtare.
Por, kritika për këtë raport adresoi anëtarja e komisionit nga Lëvizja Vetëvendosje, Yllza Hoti e cila tha se ky raport nuk ka shumë përmbajtje. /Gazeta Sinjali/