Si e gjithë bota edhe ekonomia evropiane është prekur nga COVID-19. Sipas të dhënave nga Eurostat, kjo ishte deri tani rënia më e madhe ekonomike që nga viti 1995.
PBB-ja krahasuar me tremujorin e mëparshëm, u ul më 11.4 për qind në vendet e BE-së dhe më 11.8 për qind në Eurozonë.
Spanja shënoi rënien më të lartë me 18.5%, e ndjekur nga Kroacia me 14.9%, Hungaria, Greqia, Portugalia dhe Franca.
Rënie më të ulët kanë regjistruar Finlanda, Lituania dhe Estonia. Ndërsa ndikimi i pandemisë COVID-19 në punësimin ishte ende relativisht i moderuar për shkak të skemave të mbështetjes së qeverisë, rëniet në orët e punës ishin shumë më të theksuara. Orët e punës u ulën më 12.8 për qind në Eurozonë dhe më 10.7 për qind në vendet e BE-së. /Gazeta Sinjali/