image Ekipi shqiptar BLINK do të përballet me ekipin bullgar SKADE në finale të turneut të CS:GO Clash of Leagues

Sporte të tjera

Ekipi shqiptar BLINK do të përballet me ekipin bullgar SKADE në finale të turneut të CS:GO Clash of Leagues

news image

Në turneun Clash of Leagues morën pjesë gjithsej katër skuadra, në garë për një grup çmimesh rreth 5.000 dollarësh.

Pas dy ndeshjeve të zhvilluara ekipi BLINK ka siguruar finalen e madhe ndaj ekipit SKADE, të dyja ekipet u takuan edhe më herët sot (e diel), ku fitues doli ekipi SKADE me rezultat 2-0 me mapa.

Pas kësaj humbje ekipi BLINK u takua me ekipin Austria në ‘Lower Bracket”, të cilët i mposhtën me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa për të siguruar finalen.

Ndeshja finale ndërmjet BLINK dhe SKADE do të zhvillohet sot (e diel), duke filluar nga ora 18:15 dhe do të transmetohet në kanalin A1 Gaming League në platformën Twitch.

Kampioni i turneut do të marrë me vete rreth 3.000 dollarë, ndërsa vendi i dytë do të fitoj rreth 1.300 dollarë.

/GazetaSinjali/