image Humbi hundën, një pjesë të gojës dhe njërin sy/ Rrëfimi i 9-vjeçarit nga Zimbabveja që u sulmua nga hiena

Botë

Humbi hundën, një pjesë të gojës dhe njërin sy/ Rrëfimi i 9-vjeçarit nga Zimbabveja që u sulmua nga hiena

news image

Një djalosh 9-vjeç nga Zimbabveja, Rodwell Nkomazana, ka humbur njërin sy, hundën dhe pjesën e sipërme të gojës, pasi që u sulmua nga hiena.

Ai gjendet në Afrikën e Jugut, ku po operohet falas nga një ekip prej dhjetë mjekëve.

BBC përcjell Rodwellin për shkak të një filmi dokumentar, e djaloshi në spital ka takuar dy bashkëmoshatarë tjerë që kanë përjetuar atë që ai e përjetoi muaj më parë.

Rodwell për pak sa nuk vdiq pasi u sulmua nga hiena.

Sulmi ka ndodhur kur djaloshi po flinte në një zonë rurale të Zimbabvesë.

Djaloshi pësoi lëndime të rënda në fytyrë, e muajin e kaluar u dërgua në Afrikën e Jugut për trajtim./GazetaSinjali/