image Ekipi Olimpik me orar të papërshtatshëm për shikuesit nga Kosova në “Tokyo 2020”

Sporte të tjera

Ekipi Olimpik me orar të papërshtatshëm për shikuesit nga Kosova në “Tokyo 2020”

news image

Është publikuar orari i përballjeve të sportistëve të Kosovës për Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, shkruan Sinjali Sport.

Komiteti olimpik i Kosovës ka zbuluar orarin se kur i kanë ndeshjet reprezentuesit kosovarë.

Një orar mjaft i papërshtatshëm për shikuesit nga Kosova, duke e ditur se dallon koha lokale në Kosovë me Japoninë.

Medalistja e artë e “Rio 2016” nis garën në xhudo në Tokyo me 25 korrik në ora 04:00 tek ne, kurse në Tokyo i bie që fillon në ora 11:00.

E para nga Ekipi Olimpik i Kosovës përballjet i fillon Distria Krasniqi me 24 korrik në ora 04:00.

Egzon Shala në sportin e mundjes i përmbyll Lojërat Olimpike për kombëtaren e Kosovës me 5 gusht në ora 04:00.

Orari i të gjithë pjesëmarrësve nga Kosova është ky:

/Gazeta Sinjali Sporti/