image Ekipet mobile të vaksinimit sot dhe nesër do të jenë në shtatë qytete

Shëndetësi

Ekipet mobile të vaksinimit sot dhe nesër do të jenë në shtatë qytete

news image

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme dhe të nesërme ekipet mobile të vaksinimit kundër COVID-19 do të jenë në shtatë sheshe të qyteteve të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç bëhet e ditur përmes njoftimit ekipet mobile të vaksinimit do të jenë në: Prishtinë sheshi “Zahir Pajaziti”, në Prizren sheshi “Shatërvani”, në Pejë sheshi “Akademikët”, në Gjakovë sheshi “Nëna Terezë”, në Mitrovicë sheshi “ Mehë Uka”, në Ferizaj sheshi “Adem Jashari” dhe në Gjilan sheshi “Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha”

Ndërkohë, të gjitha qendrat e vaksinimit, gjithashtu, vazhdojnë të ofrojnë shpejt, lehtë dhe sigurt vaksinimin për çdo qytetar, sikurse deri më tani.

Vaksinohuni për të mbrojtur veten, familjen dhe të tjerët!”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /GazetaSinjali/

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe teksti që thotë "VAKSINIMI KUNDER COVID-19 ΜΕ ΕΚΙΡΕ MOBILE 28 dhe 29 tetor 2021 Nga ora: 10:00-17:30 Prishtinë: Sheshi "Zahir Pajaziti" Prizren: Sheshi "Shatërvan" Mitrovice: Sheshi "Mehë Uka" Pejë: Sheshi 'Akademikët" Ferizaj: Sheshi "Adem Jashari" Gjakovë: Sheshi "Nëna Terezë" " Gjilan: Sheshi "Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha" PÈRMES EKIPEVE MOBILE ADMINISTROHET VETÊM DOZA E PARE VAKSINES #VAKSINOHU!"