image Ekip shqiptar Bad News Eagles ka siguruar pjesëmarrjen në turneun e CS:GO LAN në Çeki

Sporte të tjera

Ekip shqiptar Bad News Eagles ka siguruar pjesëmarrjen në turneun e CS:GO LAN në Çeki

news image

Bad News Eagles ka mposhtur ekipin Entropiq Prague dhe do të garojë në finalet LAN të cilat do të mbahen në qytetin Pragë të Çekisë.

Përkundër formës jo të mirë kohëve të fundit Bad News Eagles kanë arritur që me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa të mposhtin ekipin Entropiq Prague.

Lojtari më i vlefshëm në këtë ndeshje nga ekipi shqiptar ishte Rigon ‘rigoN’ Gashi, me vlerësimin nga HLTV 1.22.

Me këtë fitore ekipi Bad News Eagles ka siguruar pjesëmarrjen në turneun LAN në Çeki, ku së bashku me tri ekipe tjera ndërkombëtare do të garojnë për një grup çmimesh rreth 37.000 dollarë.

Ndeshja e tyre e parë pritet të zhvillohet me datën 17 shtator, dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë në kanalin zyrtar të PlayzoneTv në platformën Twitch. 

/GazetaSinjali/