Autoriteti Emërues, ambasadori Lars-Gunnar Wigemark, riemëroi gjykatësen Ekaterina Trendafilova si Kryetare të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) edhe për katër vjet, emërim që hyn në fuqi nga data 15 dhjetor 2020, shkruan Gazeta Sinjali.
Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Gjykata Speciale, gjersa thuhet se mandati aktual i Trendafilovës përfundon më 14 dhjetor 2020.
“Kryetarja Trendafilova shprehu mirënjohjen për “besimin që i është dhënë për të vijuar t’u shërbejë Dhomave të Specializuara të Kosovës të cilat kanë hyrë në një fazë të re dhe të rëndësishme me nisjen e proceseve gjyqësore”, thuhet në njoftim.
Ajo deklaroi se ka besim që proceset do të kryhen në mënyrë të mbrojtur, të pavarur, të paanshme, të drejtë dhe efikase, në pajtim me mandatin e Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Ndryshe, Trendafilova është juriste, akademike dhe gjykatëse e shquar nga Bullgaria. /Gazeta Sinjali/