image Eintracht Frankfurti mposht thellë Bayern Munichun

Futboll

Sport/ Eintracht Frankfurti mposht thellë Bayern Munichun

news image

Eintracht Frankfurt e ka mposhtur thellë Bayern Munichun (5-1), në ndeshjen e vlefshme për javën e dhjetë në Bundesliga.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me shanse nga të dyja skuadrat, me vendasit që shënuan dy gola dhe mysafirët një.

Vendasit shënuan gola me anë të Filip Kostic (25′) pdhe Djibril Sow (33′) për 2-0, ndërsa Robert Lewandowski (37′) ngushtoi rezultatin në 2-1.

Në pjesën e dytë, ishin vendasit që dominuan ndeshje duke shënuar edhe tri gola tjerë dhe duke siguruar një fitore të thellë ndaj Bayernit.

David Abraham (49′), Martin Hinteregger (61′) për 4-1, ndërsa Goncalo Paciencia (85′) vulosi fitoren 5-1.

Pas kësaj fitore, Eintrachti ngjitet në vendin e pestë me 17 pikë, ndërsa Bayerni një pozitë më lartë me 18 pikë.