image Egjipti dënon me vdekje 37 persona

Botë

Botë/ Egjipti dënon me vdekje 37 persona

news image

Një gjykatë në Egjipt ka dënuar me vdekje Hisham al-Ashmawy, ish-oficer i forcave speciale i shndërruar në militant dhe 36 persona të tjerë, pasi u dënuan për akuza të terrorizmit.

Ashmawy ishte kapur në qytetin libian Derna, në vitin 2018 dhe ishte dorëzuar në Egjipt majin e vitit të kaluar.

Ai është dënuar për disa akuza përfshirë edhe planifikimin e sulmit të vitit 2014, ku u vranë 22 ushtarë pranë kufirit me Libinë dhe për përfshirjen e tij në tentim-vrasjen e ish-ministrit egjiptian të Brendshëm, u tha në një deklaratë të ushtrisë së Egjiptit.

Ashmawy ka udhëhequr grupi Ansar Bayt al-Maqdis, që konsiderohet grupi më aktiv i militantëve në Egjipt, para se të shpallte besnikërinë e tij për grupin militant Shteti Islamik në vitin 2014.

Të 36 personat e tjerë që kanë gjykuar së bashku me Ashmawy po ashtu janë dënuar nën akuza për terrorizëm.

Sipas ligjeve në Egjipt, ky vendim i është referuar Myftiut të Madh të vendit, pasi ai vendos për çdo dënim kapital.

Seanca e re për konfirmimin e vendit është caktuar më 2 mars, pasi Myftiu i Egjiptit të japë mendimin e tij. /Gazeta Sinjali/