image Egjipt: Dhjetëra të vdekur nga një sulm terrorist në spital

Botë

Egjipt: Dhjetëra të vdekur nga një sulm terrorist në spital

news image

20 persona kanë humbur jetën ndërsa 47 të tjerë janë plagosur në Kajro të Egjiptit nga një sulm terrorist në spitalin e sëmundjeve të rënda.

Mësohet se disa nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë.

Presidenti Abdel Fattah al-Sisi dërgoi ngushëllime familjeve të të vrarëve duke e quajtur sulmin “incident frikacak terrorist”.

“Shpreh ngushëllimet e mia të thella për popullin egjiptian dhe familjet e dëshmorëve të vrarë në incidentin frikacak terrorist në afërsi të zonës Kasr al-Aini mbrëmjen e djeshme”, ka shkruar ai për viktimat në llogaritë e tij zyrtare në mediat sociale ./Sinjali/