20 persona kanë humbur jetën ndërsa 47 të tjerë janë plagosur në Kajro të Egjiptit nga një sulm terrorist në spitalin e sëmundjeve të rënda.
Mësohet se disa nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë.
Presidenti Abdel Fattah al-Sisi dërgoi ngushëllime familjeve të të vrarëve duke e quajtur sulmin “incident frikacak terrorist”.
“Shpreh ngushëllimet e mia të thella për popullin egjiptian dhe familjet e dëshmorëve të vrarë në incidentin frikacak terrorist në afërsi të zonës Kasr al-Aini mbrëmjen e djeshme”, ka shkruar ai për viktimat në llogaritë e tij zyrtare në mediat sociale ./Sinjali/