image Efi flet për raportin me Luizin dhe Oltën: Nuk kam asnjë emocion ndaj tyre

Bota e Yjeve

Efi flet për raportin me Luizin dhe Oltën: Nuk kam asnjë emocion ndaj tyre

news image

Finalistja e Big Brother VIP Albania 2, Efi Dhedhes ishte ndër ish-banoret më të komentuara brenda shtëpisë, por edhe jashtë saj.

Së fundmi, Efi ishte e ftuar në emisionin “Më lër të flas”, ku edhe foli për marrëdhëniet që aktualisht ka me dy ish-banorët e tjetër të BBVA, Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari.

Efi tha se nuk ka asnjë kontakt me ta.

“Nuk është më qefjmbetje, rrugët tona thjesht u ndan, secili ka marr drejtimin e vet edhe kaq, nuk asnjë lloj emocion ndaj tyre, as negativ as pozitiv”, u shpreh Efi.

Në media prej javësh qarkullojnë raportime se Luiz dhe Kiara Tito po bëhen prindër për herë të parë, ndonëse nuk është konfirmuar nga çifti.

Efi tha se nuk e di nëse ky lajm është i vërtetë, por nëse është atëherë ajo do të uroj dyshen.

“Nuk e di nëse është e vërtetë, nëse e marr vesh që është e vërtetë do e uroj me gjithë zemër, është një gjë shumë e bukur dhe më bëhet shumë qejfi për ta”, tha ajo.

/GazetaSinjali/