image Efekti i COVID-it në shëndetin mendor s’është aq i madh sa mendohej, thotë studimi

Botë

Efekti i COVID-it në shëndetin mendor s’është aq i madh sa mendohej, thotë studimi

news image

Një studim i ri ka bërë të ditur se COVID-19 mund të mos ketë aq shumë dëme në shëndetin mendor të shumicës së njerëzve.

Sipas një rishikimi të 137 studimeve nga e gjithë bota, të udhëhequra nga studiues në Universitetin McGill në Kanad, pandemia ka rezultuar në ndryshime “minimale” në simptomat e shëndetit mendor.

Brett Thombs, profesor i psikiatrisë në Universitetin McGill tha se disa nga rrëfimet publike rreth ndikimeve të shëndetit mendor të COVID-19, bazoheshin në studime me cilësi të dobët.

“Shëndeti mendor në COVID-19 është shumë më i nuancuar nga sa e kanë kuptuar njerëzit. Pretendimet se shëndeti mendor i shumicës së njerëzve është përkeqësuar ndjeshëm gjatë pandemisë, janë të bazuara kryesisht në studime individuale që janë “pamje” të një situate të caktuar, në një vend të caktuar, në një kohë të caktuar. Ato zakonisht nuk përfshijnë ndonjë krahasim afatgjatë me atë që kishte ekzistuar më parë ose më pas”, është shprehur ai.

Studiuesit në McGill thanë se gjetjet e tyre ishin në përputhje me studimin më të madh mbi vetëvrasjen gjatë pandemisë, ku nuk pati rritje të tre, shkruan The Guardian.

Megjithatë, ata pranuan se gratë kishin përjetuar përkeqësim të ankthit, depresionit ose simptomave të përgjithshme të shëndetit mendor gjatë pandemisë, ndoshta për shkak të më përgjegjësive familjare.

Ndryshe, studiuesit vunë në dukje më tej se  simptomat e depresionit ishin përkeqësuar në sasi jo të mëdha tek personat më të moshuar.

/GazetaSinjali/