image Efektet magjike të hudhrës kundër akneve

Bukuri dhe kujdes/ Efektet magjike të hudhrës kundër akneve

news image

Hudhra është shumë e dobishme kundër baktereve që shkaktojnë puçrat. Ajo mund t’ju djegë në fillim kur e aplikoni, por arrin t’i përthajë aknet dhe redukton shenjat e puçrave në fytyrë.

Ja një recetë shumë e thjeshtë me hudhër dhe ujë trëndafili që do t’ju jep rezultate të mahnitshme.

Përbërësit:

  • Katër thelpinj hudhre të qëruar
  • 1-2 lugë gjelle me ujë trëndafili

Udhëzime:

Futni hudhrat në blender dhe lërini derisa të bëhen një masë kompakte. Më pas merrni pastën e formuar nga hudhrat dhe hidheni në një tas. Aty shtoni lëngun e trëndafilit dhe lëreni për 10 minuta mënjanë në mënyrë që të veprojnë së bashku dhe lëngu i të dyjave të dalë në sipërfaqe.

Aplikojeni këtë lëng në fytyrën tuaj, ndërsa pastën e hudhrës vendoseni tek puçrat.

Njerëzit të cilët janë të lirë nga ndjesi djegie, ata mund të aplikoni direkt pastë hudhër në fytyrën e tyre dhe lëreni të veprojë për 15 minuta. Në fund shpëlajeni fytyrën me ujë të ftohtë dhe fshijeni me një peshqir të butë. Ju mund ta përsëritni këtë maskë dy ose tri herë në javë./Gazeta Sinjali/