image Disa receta në kushte shtëpie për largimin e akneve - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

56.412

Të shëruar

49.713

Të vdekur

1.420

Disa receta në kushte shtëpie për largimin e akneve

news image

Aknet zakonisht shfaqen në kohërat më të këqija. Lajmi i mirë është se ilaçet pa recetë dhe ato me recetë mund të ndihmojnë në ndalimin e akeneve. Lajmi i keq është se disa produkte të akneve mund të shkaktojnë efekte anësore si skuqje, njolla ose thatësi. Për këtë arsye, disa njerëz preferojnë më shumë trajtimin e akneve në shtëpi.

Ju mund të përzieni ushqime dhe përbërës të zakonshëm, të tillë si tranguj, bollgur, rrush dhe maja, në një maskë të fytyrës dhe të krijoni një trajtim aknesh.

Një recetë shtëpiake mund të ndihmojë në parandalimin ose pastrimin e akneve, si dhe të mbajë lëkurën tuaj me shkëlqim, të hidratuar dhe të shëndetshme, shkruan Everydayhealth, transmeton Gazeta Sinjali.

1.Rrushi

Rrushi ka të ngjarë të mos ju vijë në mendje kur mendoni për trajtime të akneve, por, lëvorja e rrushit bën mrekulli në fytyrë dhe në eliminimin e akneve.

2. Trangulli

Trangujt kanë efekt qetësues dhe hidratues të lëkurës, kështu që nëse lëkura juaj ka akne, përdorni tranguj.

3. Mjalta

Mjalta ka shumë veti shëruese. Studimet sugjerojnë që vetitë antibakteriale të mjaltës gjithashtu mund të nxisin shërimin e djegieve dhe infeksioneve të plagëve dhe të pengojnë rritjen e akneve.

4. Kosi

Produktet e qumështit dhe kosi mund të ndikojnë në mënyrë pozitive në shëndetin e lëkurës. Kosi është gjithashtu një probiotik, kështu që ndikon në eliminimin e akneve./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: